Dren Abazi me Zig Zag Orchestra mbajnë sonte koncertin ekskluziv në Prishtinë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 11:22

Sonte do të mbahet koncerti i Dren Abazin me Zig Zag Orchestrën në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë.

Pas më se 10 vjetësh, artisti Dren Abazi bashkë me grupin e tij, Zig Zag Orchestra, do të mbajë një koncert-recital ‘Mes Yjesh’ në kryeqytetin e Kosovës.

Koncerti ‘Mes Yjesh’ do të mbahet sonte, më 12 korrik nga ora 20:00 në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë, koncert ky i cili do të përcillet nga 15 instrumentistë.

Biletat për koncertit ende janë në shitje dhe mund t’i gjeni në gjitha pikat e Rave travel, Kiosku informativ ne Sheshin “ Zahir Pajaziti “, Soma, Dit’ e Nat’.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart