Dren Abazi e Zig Zag Orchestra dhurojnë një koncert të paharrueshëm në Prishtinë


Gazeta Express
15 Korrik 2019 14:51

Para një publiku fantastik, Dren Abazi me Zig Zag Orchestrën kanë mbajtur një koncert që do të mbahet mend gjatë nga fansat e tyre.

Koncerti ‘Mes Yjesh’ është mbajtur në mbrëmjen e së premtes në Amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë.

Në mesin e qindra të pranishmëve, Dreni me kitarën e tij dhe nën shoqërimin e 15 instrumentistëve në orkestrën e formuar nga artistë nga Shqipëria e Kosova, kanë performuar ‘live’ këngët e tyre të lehta.

Performanca ishte e përcjellë gjatë gjithë kohës nga duartrokitjet dhe shoqërimi nga fansat, të cilët e kanë shijuar e kënduar secilën këngë, shkruan Gazeta Express.

Dreni ka postuar disa video nga ky koncert, postim ky me të cilin ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën e që e ishin të pranishëm.

Dreni dhe Zig Zag Orchestra janë rikthyer me koncert recital në Prishtinë pas dhjetë vjetësh./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart