Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura, jeta është e shtrenjtë - Gazeta Express
string(89) "drejtori-i-urgjences-kombetare-mbaj-masken-ne-ambientet-e-mbyllura-jeta-eshte-e-shtrenjte"

Gazeta Express

03/07/2020 16:36

Drejtori i Urgjencës Kombëtare: Mbaj maskën në ambientet e mbyllura, jeta është e shtrenjtë

Gazeta Express

03/07/2020 16:36

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i bën një apel qytetarëve shqiptarë pas rritjes së ndjeshme të rasteve me covid19.

Brataj i bën thirrje qytetarëve që të kujdesen për veten dhe të tjerët, duke mbajtur maska në ambientet e mbyllura.

Lexo Edhe:

MESAZHI I BRATAJT
Shqipëtar kudo ndodhesh !!

Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde!

Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:

  1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
  2. Mbaj distancën 1.5 metër
  3. Zbato rregullat e higjenës
  4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
    Dr. Skender Brataj