Drejtori i spitalit në veri: Numri i serbëve të infektuar në Kosovë pritet të rritet - Gazeta Express
string(83) "drejtori-i-spitalit-ne-veri-numri-i-serbeve-te-infektuar-ne-kosove-pritet-te-rritet"

Drejtori i spitalit në veri: Numri i serbëve të infektuar në Kosovë pritet të rritet

Gazeta Express

30/03/2020 9:41

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë, me një popullsi prej rreth 120,000, janë raportuar tre raste të infektimit me koronavirus.

Kështu tha drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq i cili ka shtuar se është e sigurt që ky numër do të rritet.

Lexo Edhe:

Ivanoviq tha për RTS se rreth njëqind njerëz ishin në kontakt me persona që ishin konfirmuar me infeksionin, duke shtuar se ata ishin në izolim.