Drejtori i Ministrisë së Infrastrukturës për kontratën me Devollin: Është i nevojshëm homologimi


load
Gazeta Express
25 Qershor 2019 22:31

Në emisionin Pressing të Televizionit 7 është folur për kontratën e Ministrisë së Infrastrukturës me kompaninë e biznesmenit Shkelqim Devolli për homologimin e veturave.

Biznesi i Devollit është i vetmi që ka kontratë që 10 vjet për homologimin, që sipas ekspertëve të pavarur dhe ndërkombëtarëve nuk është aspak i nevojshëm.

Nebih Shatri, drejtor në Ministrin e Infrastrukturës, vazhdimisht e ka arsyetuar vepritarinë e homologimit, e cila kushton 100 euro për veturë.

Ai thotë se është i nevojshëm shërbimi i homologimit, ndërsa shton se nuk po mbron biznesin e Devollit.

 “Nuk po e mbroj Eurolabin [kompaninë e Devollit] por po e mbrojë shërbimin”, ka thënë Shatri.

Ndërsa, Kumbim Shala, Përfaqësuesi i kompanisë “EuroLab”, e cila është në pronësi të Devollit ka folur rreth kontratës që monopoli i tyre po provon ta vazhdojë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart