Drejtoresha e DAP-it rezulton pozitiv me COVID-19 - Gazeta Express
string(49) "drejtoresha-e-dap-it-rezulton-pozitiv-me-covid-19"

Drejtoresha e DAP-it rezulton pozitiv me COVID-19

Gazeta Express

01/06/2020 11:41

Drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike (DAP), Sanja Lukareska, ka informuar qytetarët përmes rrjetit social “Facebook” se edhe ajo ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Lukareska shprehet se ka qenë shumë e kujdesshme në respektimin e masave dhe se nuk e ka të qartë se si e ka marrë virusin.

Lexo Edhe:

Lukareska tregon se është testuar shkaku se ka pasur kontakt me deputetin Muhamed Zekiri, i cili dje informoi opinionin se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 bashkë me familjen e tij.

Një pjesë e madhe e udhëheqësve të institucioneve dhe bartës të funksioneve tashmë janë në izolim pas shpërthimit të rasteve të fundit me COVID-19./Gazeta Express/