Drejtësia ‘fali’ Mihal Kokëdhimën… vodhi energjinë, ndërtoi pa leje, dhunonte turistët


Gazeta Express
20 Gusht 2019 14:48

A ishte Mihal Kokëdhima një person me precedent penal dhe shteti kishte dijeni për sjelljet e tij ndaj ligjit dhe klientëve? Në më pak se 24 orë, ai për shkak të dhunës së ushtruar ndaj turistëve spanjollëmes tyre dhe familjes së miliarderit Eugen Galdon u kthye në njeriun më të komentuar dhe publik, kjo edhe përtej kufijve shqiptar.

Por një vëzhgim i ReportTv nxjerr në pah se Kokëdhima rezulton se për institucionet shtetërore nga Vlora në Sarandë është po aq i njohur për shkeljet e ligjit por i toleruar nga drejtësia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në 2015, Mihali është përballur me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes së energjisë dhe vetëm në prill 2016, ai është dënuar nga gjykata e Vlorës. Prokuroria fillimisht ka kërkuar tre muaj burg për Mihal Kokëdhimën ndërsa ai është dënuar me 18 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale por të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Pa u mbushur një vit nga ky dënim i drejtësisë shqiptare, Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish me shkeljen e ligjit, këtë herë me ndërtim pa leje në pronën që ai ishte administrator në resortin “Panorama”. Këtë herë prokuroria Eranda Laze siç shihni në këtë dokument të siguruar nga ReportTv ka kërkuar një vit burg, por në aplikim të nenit 59, Mihal Kokëdhimës sërish i është pezulluar burgu për t’iu kthyer në shërbim prove me kushtin që të mos kryej tjetër vepër penale.

Në shtator 2017, Kokëdhima dënohet me 16 muaj shërbim prove edhe pse më parë kishte marrë një dënim të tillë dhe konsiderohej përsëritës dhe s’mund të aplikohej neni 59, ai sërish është favorizuar nga drejtësia shqiptare. Në rast se drejtësia do të kishte funksionuar me Mihalin si me çdo person tjetër me postulatin të barabartë para ligjit, më e pakta ai do të ishte rehabilituar ose s’do e çonte ndërmend të dhunonte turistët.

Rasti me familjen e miliarderit Spanjoll Galdon nxori në pah se turistët kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e keqtrajtimeve prej tij, por shteti shqiptarë as ka denjuar t’i hedh një sy tripadvasior ku ka tjetër raste dhune kur ai është filmuar teksa zihet me disa zonja që pushonin në plazhin e tij siç dhe duket në këtë foto.

Momenti kur Mihal Kokëdhima sulmon dy turiste të tjera

E ndërsa neni 59, i kodit të procedurës penale thotë se pezullohet burgimi për një person që ka vështirësi për të jetuar e mbajtur familjen, abuzimi me këtë nen nga prokuror e gjyqtar kanë favorizuar biznesmenin që ishte kthyer në makthin e turistëve.

Vendimi i gjykatës për ndërtimin paleje e Mihal Kokëdhimës
Vendimi i gjykatës për vjedhjen e energjisë nga Mihal Kokëdhima

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart