“Drejt vetëvrasjes socialisti, i dha 150 mijë euro deputetes dhe nuk e bënë kandidat për kryebashkiak”


Gazeta Express
16 Maj 2019 20:23

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast të rëndë në Kuçovë, ku sipas një qytetari njëri prej dy kandidatëve të PS-së për bashkinë e qytetit ka tentuar të vetëvritet duke u mbytur në liqenin e Gorajt.

Qytetari denoncon se Sybi Shehu i ka dhënë plot 150 mijë euro deputetes së PS-së Ermonela Felaj që kjo e fundit të diktonte për emrin e tij si kandidat i PS-së për Bashkinë e Kuçovës. Sipas denoncuesit emri i Shehut është vënë në listë si kandidati zyrtar i PS-së, por më pas është hequr për t’u zëvendësuar nga një tjetër kandidat për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili po sipas qytetarit, ka paguar një shumë prej 150 mijë eurosh.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Postimi i plotë:

Drejte vetevrasjes kandidati tre oresh i PS per bashkine e Kuçoves!

Kishte paguar 150 mije euro ndrikull Felajt!

Denoncon qytetari dixhital. Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendje Doktor. Dua tju informoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne kucove dy kandidat per kryetar bashkie te ketij rrethi, kan paguar tek Ermonela felaj nga 150 mij euro per ti perzgjedhur emrin tek Kryeministri. Sybiu shehu, para dy ditesh tentoj vetvrasjen ne liqeni gorajt rethi kucove, nga zhgenjimi qe mori nga Ermonela felaj ku humbi dhe 150 mij euro sepse emrin ja vuri vetem per dy ore sa u tha ne media dhe pasaj ndryshoji me perzedhjen e kanditatit tjeter ushtarit me te besuar Kreshnik hajdari ku dhe ai ka paguar 150 mij euro. Informacion i sigurt nga burime te sigurta brenda njerzve te afert. Te lutem publikoje. Gjith te mirat.

Te fundit


Kthehu lart