Dramë në ajër mbi Phoenix - malazezi rrëfen tmerrin pasi aeroplanit iu prish motori - Gazeta Express
string(81) "drame-ne-ajer-mbi-phoenix-malazezi-rrefen-tmerrin-pasi-aeroplanit-iu-prish-motori"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 8:06

Dramë në ajër mbi Phoenix – malazezi rrëfen tmerrin pasi aeroplanit iu prish motori

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 8:06

Një fluturim rutinë mbi qytetin amerikan të Phoenixit u shndërrua në një dramë të vërtetë në ajër, pasi një hidroaeroplanit iu prish motori gjatë fluturimit, duke detyruar pilotin të kryente një ulje emergjente në një rrugë të frekuentuar të qytetit.

Mes pasagjerëve ndodhej edhe malazezi Dragisha Rajçeviq, i cili për mediat përshkroi momentet e tensionit dhe panikut që përjetuan në kabinë.

Sipas dëshmisë së tij, gjithçka dukej normale deri në çastin kur motori filloi të lëshonte tinguj të pazakontë. Pak sekonda më vonë, në kabinë filloi të hynte tym, ndërsa piloti Mike Traygars mori vendimin kritik për ta fikur motorin dhe për të tentuar uljen emergjente.

“Që nga ai moment e kuptuam se situata ishte serioze. Aeroplani po humbiste lartësi dhe duhej të gjenim një vend ku mund të uleshim”, tregoi Rajçeviq.

Piloti kërkoi me shpejtësi një hapësirë të sigurt për ulje dhe zgjodhi rrugën “7th Street”, e cila në atë moment kishte relativisht pak trafik. Megjithatë, sfida nuk përfundonte aty. Para aeroplanit ndodheshin kabllo elektrike dhe tabela trafiku, të cilat rrezikonin ta bënin uljen fatale.

“Nuk kishim më shpejtësi të mjaftueshme për t’i kaluar pengesat. Ulja ishte e vetmja mundësi”, tha ai.

Pamjet e publikuara nga kamera e vendosur në krahun e aeroplanit tregojnë momentin dramatik kur mjeti fluturues prek asfaltin dhe rrëshqet mes automjeteve, ndërsa drejtuesit e veturave tentojnë të shmangin përplasjen.

Pavarësisht përplasjes së fortë, të tre personat në avion shpëtuan pa lëndime serioze. Rajçeviq vlerësoi reagimin profesional të pilotit, duke thënë se përvoja dhe qetësia e tij shmangën një tragjedi të mundshme.

“Kjo është diferenca që sjell përvoja – të qëndrosh i qetë dhe të marrësh vendimet e duhura në sekonda”, deklaroi ai.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve amerikane për sigurinë në transport, defekti u shkaktua nga shkëputja e një pjese të sistemit të shkarkimit të motorit, gjë që solli dëmtime serioze mekanike dhe humbje të fuqisë gjatë fluturimit. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement