Drake tërhiqet nga nominimet "Grammy" - Gazeta Express
string(35) "drake-terhiqet-nga-nominimet-grammy"

Rozë

Gazeta Express

07/12/2021 9:55

Drake tërhiqet nga nominimet “Grammy”

Rozë

Gazeta Express

07/12/2021 9:55

Çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime. Shumë këngëtarë e kanë bojkotuar herë pas here ceremoninë, me The Weeknd që nuk mori pjesë pasi albumi i tij “After Hours” nuk u nominua në asnjë kategori.

Këtë vit është kolegu i tij kanadez, Drake ai që ka tërhequr në mënyrë sensacionale dy nominimet e tij për çmimet e ardhshme Grammy 2022, siç raportohet nga Variety.

Lexo Edhe:

Drake, 35 vjeç, ishte në garë për albumin më të mirë Rap me “Certified Lover Boy” dhe Performancën më të Mirë Rap për këngën e tij “Way 2 Sexy”.

Kur u kontaktuan nga The Post, përfaqësuesit e Drake refuzuan të komentonin. Sidoqoftë, një person i brendshëm pranë kampit të tij konfirmoi për The Post se ishte një vendim që e mori vetë Drake – dhe Grammy e nderoi kërkesën e tij.

Reperi i “Hotline Bling” ka fituar më parë vetëm katër çmime Grammy, duke përfshirë për albumin më të mirë rep dhe këngën më të mirë rep. Kjo është ende shumë më pak se bashkëmoshatarët e tij, duke pasur parasysh se Jay-Z ka fituar 23 Grammy deri më sot.

Grammy-t konsiderohen si çmimet më prestigjioze në industrinë e muzikës dhe votohen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit, një organizatë elitare e përbërë nga interpretues, producentë dhe inxhinierë audio.

Drake ishte një nga pesë artistët në secilën prej kategorive në të cilat ai u nominua. Variety raporton se ai nuk do të zëvendësohet në asnjërën kategori dhe katër artistët e mbetur tani do të luftojnë për secilin prej çmimeve.