Doruntinë Maloku: Kot po provoni ta ktheni Rugovizmin në Albinizëm e Hashimizëm - Gazeta Express
string(78) "doruntine-maloku-kot-po-provoni-ta-ktheni-rugovizmin-ne-albinizem-e-hashimizem"

Doruntinë Maloku: Kot po provoni ta ktheni Rugovizmin në Albinizëm e Hashimizëm

Gazeta Express

25/03/2020 21:33

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, gjatë një fjalimi që mbajti në Kuvend, iu është drejtuar aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe drejtuesve të saj duke iu thënë se kot po mundoheni ta ktheni Rugovizmin në Albinizëm e Hashimizëm.

“Ju lutem më lejoni t’iu them diçka kolegëve të VV’së dhe militantët e VV’së që po më dërgojnë pareshtur mesazhe në telefonin tim. Unë nuk jam deputete e VV’së. Mesazhet që po m’i dërgoni mua, atë faturë kërkojani liderit tuaj, kryeministrit Kurti. Unë jam deputete e LDK’së dhe as votuesit e LDK’së nuk janë votues të VV’së. Ka kush i mbron votuesit e LDK’së. Ju kot po përpiqeni ta ktheni Rugovizmin në Albinizëm dhe në Hashimizëm. Rugova nuk ka asnjë të përbashkët me sjelljet tuaja politike”, është shprehur deputetja Maloku.

Lexo Edhe:

Deputetja Maloku gjithashtu iu drejtua kundërshtarëve të saj politikë duke iu thënë se LDK’ja është makth për juve.

“LDK’ja që pas vdekjes së presidentit Rugova përballet me një luftë për ta sunduar dhe për ta shkatërruar. Ka kaluar më shumë se një dekade që kjo luftë ka vetëm një qëllim ta mbjellë idenë tek qytetarët se LDK’ja ka faj për gjithçka që ndodh në Kosovë. Ne kemi faj kur jemi në pushtet, ne kemi faj kur jemi në opozitë, ne kemi faj edhe kur ndihmojmë e heshtim. Praktikisht, ne kemi faj për gjithçka, kemi faj pse ekzistojmë. Ekzistenca e LDK’së është makth për juve”, ka thënë Maloku.

“Sa herë që LDK’ja është unike luftohet për ta përçarë, e kur është e ndarë luftohet për ta shkatërruar”.

Ajo edhe njëherë shprehu keqardhje që LDK’ja po detyrohet ta rrëzojë, pjesë e së cilës është edhe vet.

“LDK’ja asnjëherë nuk ka përdorur mjete për ta shkatërruar një subjekt politik. Sot kur bota po lufton me një armik të padukshëm, ne jemi mbledhur për ta rrëzuar një qeveri, pjesë e secilës jemi edhe vet”, ka thënë deputetja Maloku.

“Nuk është e lehtë të rrëzohet një qeveri, pjesë e së cilës janë njerëzit më të mirë të LDK’së”.

Tutje, deputetja Maloku tha se LDK’ja ia ka besuar VV’së krijimin e qeverisë duke shpresuar se dialogun do ta udhëheq ekzekutivi, e jo presidenti.

“Vetëm qeveria e Kosovës është e autorizuar të dialogojë në emër të shtetit tonë. Ne kemi besuar se me krijimin e qeverisë do ta shifnin kryeministrin duke krijuar kushtet për të nisur dhe nisur proceset e dialogut, e jo presidentin”, shtoi Maloku.