Doruntinë Maloku: Gati për mandatin e tretë si përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve në Parlament


Gazeta Express
10 Tetor 2019 20:42

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, e ka konfirmuar me anë të një statusi në faqen e saj në Facebook se e ka fituar një mandat të tretë në Kuvendin e Kosovës.

“Gati për mandatin e tretë si përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve në Parlament, në kuadër të familjes sime politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Maloku.

“Me përulësi, ju them, mijëra herë: Faleminderit! E juaja, Doruntina”

Doruntinë Maloku ka pasur numrin 10 në listën zgjedhore të LDK’së. Ajo kishte marrë  2.214 vota vetëm në Prishtinë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart