Dortmundi triumfon lehtësisht ndaj Werder Bremenit - Gazeta Express
string(50) "dortmundi-triumfon-lehtesisht-ndaj-werder-bremenit"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 22:31

Dortmundi triumfon lehtësisht ndaj Werder Bremenit

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 22:31

Borussia Dortmund ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë.

“Muri i Verdhë” triumfoi lehtësisht 3:0 në shtëpi ndaj Werder Bremenit, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit gjerman.

Schlotterbeck kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e 11-të të ndeshjes.

Në të 76-tën ishte Sabitzer që e dyfishoi rezultatin, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 83-të, Guirassy e vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi me gol.

Kjo fitore e ngjit Dortmundin në kuotën e 36 pikëve në pozitën e dytë, tetë më pak se Bayern Munich që e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Werder Bremen mbetet me 17 pikë në vendin e 12-të.

Advertisement
Advertisement
Advertisement