Dortmundi s’dorëzohet, mposht Hertha Berlinin për të tretën herë radhazi - Gazeta Express
string(70) "dortmundi-sdorezohet-mposht-hertha-berlinin-per-te-treten-here-radhazi"

Gazeta Express

06/06/2020 20:24

Dortmundi s’dorëzohet, mposht Hertha Berlinin për të tretën herë radhazi

Gazeta Express

06/06/2020 20:24

Borussia Dortmundi nuk është dorëzuar ende në garën për titull përkundër epërsisë së Bayern Munichut, pasi e mposhti Hertha Berlinin me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin Signal Iduna Park.

Gjiganti gjerman mori fitore me epërsi minimale kundër Hertha Berlinit, të cilin e mposhti për të tretën herë radhazi, përkundër që këtë herë rezultati nuk e dëshmoi dominimin që e kishte gjatë ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Emre Can në minutën e 58-të të ndeshjes, të asistuar nga Julian Brandt. Djemtë e Lucien Favre kishin raste të mira për ta thelluar këtë rezultat, mirëpo ndeshja përfundoi me epërsi minimale.

Në mungesë të sulmuesit Erling Haaland, i cili ka qenë i pandalshëm gjatë këtij sezoni, Dortmundi u desh të luftonte për tre pikët e ndeshjes deri në fund të lojës, kur Hertha Berlini bëri tentime më të mëdha për ta barazuar rezultatin.

Tani Dortmundi radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës, me shtatë pikë më pak sesa Bayern Munichu, ndërsa deri në fund të këtij sezoni kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar.

Xhiron e ardhshme, Dortmundi do të tentojë ta shtojë në tri ecurinë e ndeshjeve të fituara në ligë, kur të përballet me Fortuna Dusseldorfin e Valon Berishës, që po lufton për mbijetesë. /Gazeta Express/