Dortmundi interesohet për Haalandin - Gazeta Express
string(35) "dortmundi-interesohet-per-haalandin"

Gazeta Express

12/12/2019 17:00

Dortmundi interesohet për Haalandin

Gazeta Express

12/12/2019 17:00

Sulmuesi norvegjez ka shpërthyer këtë sezon me ekipin austriak, Red Bull Salzburg

Erling Haaland është sensacioni më i madh i futbollit evropian këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi norvegjez po shkëlqen me ekipin e tij, Red Bull Salzburg, me të cilin ishte protagonist në Ligën e Kampionëve.

19 vjeçari shënoi në 5 ndeshje rresht në fazën e grupeve të Championsit, duke e shkruar historinë.

Për këtë, klubet e njohura evropiane ia kanë vënë syrin atij.

Sipas mediumit “Ruhr Nachrichten”, Haaland ka fluturuar drejt Gjermanisë për t’i nisur bisedimet me Borussia Dortmundin.

Klubi gjerman do të ishte një mundësi ideale për sulmuesin shtatlartë për t’u zhvilluar dhe për t’u bërë gati për një klub më të madh evropian.

Haaland i ka realizuar 28 gola në 22 ndeshje për ekipin austriak këtë sezon.

Ai kërkohet edhe nga klubet e mëdha evropiane. /Gazeta Express/