Dortmundi i dërgon mesazh të qartë Manchester Unitedit për Sanchon - Gazeta Express
string(66) "dortmundi-i-dergon-mesazh-te-qarte-manchester-unitedit-per-sanchon"

Gazeta Express

22/09/2020 10:35

Dortmundi i dërgon mesazh të qartë Manchester Unitedit për Sanchon

Gazeta Express

22/09/2020 10:35

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl, ka këmbëngulur se Jadon Sancho nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere.

Anësori anglez është synim i trajnerit Ole Gunnar Solskjaer tash e një kohë të gjatë, por marrëveshja me Dortmundin për shërbimet e tij ka qenë gjithmonë vështirë e arritshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Humbja 3:1 kundër Crystal Palace në ndeshjen hapëse në sezonin e ri në Premierligë i ka zemëruar përkrahësit e Unitedit, të cilët dëshpërimisht duan të shohin fytyra të reja në Old Trafford.

Por duket që tërbimi i tyre do të shtohet edhe më shumë, pasi Sancho duket i paarritshme bazuar në komentet e drejtorit sportiv Kehl.

“Ai (Jadon Sancho) është lojtari ynë dhe do të qëndrojë këtu”, tha Kehl.

“Ishte një qëndrim i rëndësishëm i klubit sepse ne kemi përgjegjësi të caktuara. Pa Sanchon, ky ekip është më i dobët”, shtoi ai. /Gazeta Express/