Dortmundi e konsideron transferimin e Emre Canit


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 15:55

Mesfushori turk me pasaportë gjermane është i zhgënjyer me situatën e tij aktuale në Juventus

Emre Can është i zhgënjyer dhe i dëshpëruar me situatën e tij aktuale tek Juventusi, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori turk me pasaportë gjermane nuk po gjen hapësira në ekipin e Maurizio Sarrit dhe po planifikon të largohet nga Torino.

Ndërkohë, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se interesim për ish-futbollistin e Liverpoolit ka shfaqur Borussia Dortmundi.

Trajneri Lucien Favre është i vendosur për ta përforcuar ekipin e tij në afatin kalimtar të janarit dhe Can është njëri prej objektivave të tij kryesorë.

Can i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në Serie A me Juventusin këtë sezon. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart