Dortmundi e kishte refuzuar një superekip për Sanchon


Gazeta Express
14 Gusht 2019 21:23

Borussia Dortmund ka treguar se ata kanë refuzuar një transfer tepër të madhe për Jadon Sancho nga një “super klub”, por ata kanë pranuar se në të ardhmen ai mund të largohet

Borussia Dortmund ka treguar sot se kanë refuzuar një ofertë të majme për Jadon Sancho nga një super-klub në Europë në fillim të këtij viti.

19 vjeçari, i cili e la Manchester City për t’ju bashkuar skuadrës nga Bundesliga më 2017, ishte lidhur me një kalim në Angli në qershor, për t’ju bashkuar Manchester United.

CEO i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka refuzuar të tregojë se cila skuadër i kishte kërkuar atij Sanchon, por ka thënë se në të ardhmen sulmuesi anësor mund të largohet nga “Westfalenstadion”.

“Një bos i një superklubi me ka kërkuar në pranverë nëse ka mundësi për ta transferuar Sanchon dhe i kam thënë ta harrojë këtë punë dhe më nuk me ka kontaktuar përsëri”, ka thënë ai për Ruhr Nachrichten.

“E di që ai e ka kuptuar çfarë i kam thënë”. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart