Dortmund paralajmëron Man Unitedin për Sanchon, po i mbaron koha - Gazeta Express
string(63) "dortmund-paralajmeron-man-unitedin-per-sanchon-po-i-mbaron-koha"

Gazeta Express

09/08/2020 11:28

Dortmund paralajmëron Man Unitedin për Sanchon, po i mbaron koha

Gazeta Express

09/08/2020 11:28

“Djajtë e Kuq” duhet të nxitojnë pasi po mbaron koha për Sanchon.

Dortmund ia ka bërë me dije Manchester Unitedit dhe nuk do ta shesin Jadon Sanchon për më pak se 120 milionë euro përveç kësaj, duhet të nxitojnë që të mbyllin gjithçka deri me 10 gusht.

Lexo Edhe:

Bild raporton se së shpejti do të marrë fund gjithçka nëse Ole Gunnar Solskjaer nuk reagon dhe detyron klubin të paguajë shumën që kërkon Dortmundi.

Sancho është dëshira e madhe e “Djajve të Kuq”, edhe vet lojtari e do një lëvizje në “Old Trafford”, por Man United ende po heziton të paguajë 120 milionë euro. /Gazeta Express/