Doris Pack: Një gjyqtare kushtetuese në Shqipëri betohet para noterit, absurde. BE duhet të veprojë


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 22:11

Në lidhje me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese reagoi sot edhe ish- eurodeputetja Doris Pack.

 Në lidhje me lajmin se Arta Vorpsi u betua para noterit e jo para presidentit të Republikës, Pack deklaron se ajo që ka ndodhur është një absurditet drejtësie.

“Një absurditet drejtësie ne Shqipëri e emëruar në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik jo para Presidentit te Republikës siç kërkon kushtetuta. BE duhet të veprojë!”, tha Pack.

Doris Pack shkruan edhe se policia shqiptare ka arrestuar një grua 75 vjeçe vetëm pse ajo ka protestuar kundër ambasadorit Borchard, i cili në mënyrë të turpshme ngriti gishtin e mesit ndaj protestuesve.

“Ajo që ka ndodhur në Tiranë është e rëndë. Një grua e moshuar 75 vjeçe ka protestuar paqësisht kundër Borchard për shkak të gjestit të tij të turpshëm. Për këtë gjest, ajo u arrestua. Ku po shkon Shqipëria?”, shkruan Pack.

Ish- eurodeputetja gjermane për situatën në “Astir” shkruan se policia shqiptare ka ndërhyrë brutalisht me gaz lotsjellës pa paralajmëruar, duke shkatërruar 33 shtëpi duke keqtrajtuar gratë, fëmijët. të moshuarit për një projekt rrugor korruptiv.

Te fundit


Kthehu lart