Dorina Mema “bie” në gracë, a do t’i pranojë 5 mijë euro që qenushja “Boo” të luajë në film pornografik? - Gazeta Express
string(97) "dorina-mema-bie-ne-grace-a-do-ti-pranoje-5-mije-euro-qe-qenushja-boo-te-luaje-ne-film-pornografik"

Dorina Mema “bie” në gracë, a do t’i pranojë 5 mijë euro që qenushja “Boo” të luajë në film pornografik?

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2022 22:45

Trajneria e fitnessit, Dorina Mema ka rënë në grackën e Piranjave këtë të diel.

“Piranjat” e moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj kanë prekur Memën në pikën e saj delikate përmes një kamere të fshehtë.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për qenin e saj.
Dorina Mema refuzoi 5000 euro për një film që protagonist ka “Boo-në”.

Qenushes “Boo” iu ofrua mundësia për të qenë pjesë e një filmi pornografik për kafshë, një mundësi e artë që të bëhej e famshme, por le të shohim nëse “mami” Dorina do ta pranojë ofertën.

Producenti italian dhe asistenti i tij e thërrasin në Takim Dorinën për t’i treguar kushtet e filmit.

Producenti i tregon se duan të bëjnë një fil më Shqipëri i cili titullohet “Barni kërkon nuse.”

Barni është “Doberman” dhe po kërkon një nuse në Ballkan.

Deri këtu diskutimi shkoi sipas planit, por kur Dorina mësoi se filmi do të jetë +18 gjërat ndryshuan paksa…

Mema është e vendosur mos ta pranojë ofertën prej 5000 eurosh.

Ndiqni videon për të parë a e pranoi Dorina ofertën tunduese të producentit apo jo.