‘Dorëzohet’ Loredana, tregon çka është duke përjetuar


Gazeta Express
23 Maj 2019 16:59

Loredana flet per fansat në një video duke treguar një lajm të hidhur.

Mbi këngëtaren rëndojnë akuza  për zhvatje, kërcënim e mashtrim ndaj një çifti të pensionuar zviceran.

Lidhur me këtë ngjarje ende vijojnë hetimet ndërkohë së fundmi ka reaguar vetë reperja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Për të gjithë fansat e bukuroshes ka një lajm paksa të hidhur pasi ajo ka vendosur që të anulojë të gjitha festivalet.

“Unë sot fatkeqësisht do ju jap një lajm jo të mirë. Kam anuluar të gjitha festivalet. Natyrisht, unë isha duke pritur për të festuar me ju, por tani është momenti i gabuar dhe shpresoj se ju do të keni mirëkuptim për këtë”, ka deklaruar publikisht reperja sipas “InTv”.

Me shumë gjasë ky vendim i papritur i Loredanës lidhet drejtpërdrejt me çështjen në të cilën ajo dhe shumë anëtarë të familjes së saj janë përfshirë…

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart