Dorëzohen 9 mijë kërkesa për privatizim të tokës shtetërore


Gazeta Express
22 Korrik 2019 14:05

Kohëve të fundit janë dorëzuar mbi 9.000 kërkesa për privatizim të tokave shtetërore,  që tregon se te qytetarët ekziston interesim i madh për këtë privatizim,  prejse vitin e kaluar ishte dhënë mundësi e re  për dorëzim të kërkesës,  ishte theksuar në takimin e sotëm  të zëvendësministres së Financave Shiret Elezi dhe drejtoreshës për Punë Pronësore-juridike Shasine Kasami, transmeton Koha.mk

Siç kumtoi Ministria e Financave, në takim është potencuar se  me shpejtësi punohet në zgjidhjen e të gjitha kërkesave të dorëzuara, me ç’rast ka rreth  11.400 lëndë të reja të zgjidhura.

Zëvendësministrja Elezi deklaroi se  dhënia e afatit të ri për dorëzim të kërkesave për privatizim deri në fund të vitit 2021, ishte për t’u dalë në vigjilje qytetarëve të cilët pas skadimit të afatit  në vitin 2014 nuk kanë mundur  ta privatizojnë tokën.

“Kur bëheshin ndryshimet ligjore në Ministrinë e Financave i morëm parasysh kërkesat e qytetarëve. Njëherit,  atëherë arritën reagime nga qytetarët të cilët nuk kanë arritur ta ruajnë rolin për dorëzim të kërkesave në vitin 2014, sikur qytetarët  të cilët kanë jetuar në vende të huaja, ashtu edhe qytetarët të cilët jetojnë në vend. Për atë qëllim me vendimet ligjore e vazhduam afatin deri në fund të vitit 2021. Sipas të dhënave dhe kërkesa të sapodorëzuara në Drejtorinë për punë pronësore-juridike shihet se ka interesim te qytetarët dhe vazhdimi i afatit  është themeluar”, theksoi Elezi duke shtuar se më e rëndësishme është të ketë dinamikë të mirë të zgjidhjes së lëndëve të dorëzuara.

Drejtoresha Kasami ka informuar se  me përshpejtim punohet në  zgjidhjen e lëndëve, si te ato të saposjellura dhe ato të vjetra, duke theksuar se  nga gjithsej 232  mijë lëndë të dorëzuara tashmë janë zgjidhur mbi  tre të katërtat.

Në kumtesë potencohet se është përpunuar ueb-platformë  privatizacija.gov.mk, përmes së cilës qytetarët do të mund të informohen se në cilën fazë është lënda e tyre dhe në çdo moment se deri ku është kërkesa e tyre. Për momentin në sistem janë të arritshme vetëm lëndët për privatizim prej vitit 2018 dhe 2019, ndërsa në rrjedhë është edhe procedura  për futje të lëndëve të vjetra, me tendencë në rrjedhën e vitit të ardhshëm  të futen dhe të bëhen të arritshme lëndët e vjetra të cilat janë në procedurë.

“Portali  privatizacija.finance.gov.mk  për kontroll të statusit të lëndës shfrytëzohet në mënyrë shumë të thjeshtë. Gjithçka që është e nevojshme në numrin e arkivit të lëndës, në cilin vit është dorëzuar parcela e kadastrit dhe komuna ku është dorëzuar ose numri tatimor/amë. Softueri i emailit dorëzon të dhëna për statusin e lëndës. Lëshimi i portalit është vetëm një nga hapat të cilat i ndërmarrim  për Drejtorinë  e punëve pronësore juridike që të jetë institucion efikas dhe modern e cila është e orientuar drejt qytetarëve dhe firmave,  ndërsa edhe më tutje do të përpiqemi të përmirësohemi, të vendosim edhe risi tjera, të marrim pjesë edhe në projekte tjera, me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë dhe më efikase të kërkesave të qytetarëve dhe firmave”, deklaroi Kasami.

Te fundit


Kthehu lart