Dorëheqjet e shumta në kadastrën e Vlorës, reagon Artan Lame: Probleme si atje do dëgjoni dhe në qytete të tjera


Gazeta Express
9 Tetor 2019 18:01

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame ka paralajmëuar se problemet në këtë sektor do të “dëgjohen” shumë shpejt edhe në qytete të tjera përveçse Vlorës, atje ku prej javësh tashmë krerët e institucionit të kadastrës japin dorëheqje të njëpasnjëshme.

Nga qyteti i Elbasanit, Lame u shpreh se dorëheqja e tre drejtorëve brenda një muaji në Vlorë, tregon se tashmë askush nuk mund të mbrojë paligjshmërinë.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete të tjera. Do të dëgjoni në Elbasan, Shkodër, Sarandë, Durrës ndoshta dhe në Lezhë. I vetmi ndryshim i Vlorës me qytetet e tjera është që siç thotë dhe kryeministri Rama është që nuk gjen në Vlorë njeri që quhet durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmëri”, tha Lame.

Te fundit


Kthehu lart