Donte të kthehej në vend, shqiptarja që ishte shtatzënë gjendet e vdekur në kampin e ISIS-it - Gazeta Express
string(91) "donte-te-kthehej-ne-vend-shqiptarja-qe-ishte-shtatzene-gjendet-e-vdekur-ne-kampin-e-isis-it"

Donte të kthehej në vend, shqiptarja që ishte shtatzënë gjendet e vdekur në kampin e ISIS-it

Gazeta Express

28/10/2020 8:25

Kthimi i katër fëmijëve dhe një gruaje në Shqipëri nga kampi famëkeq Al-Hol ishte një ngjarje e gëzueshme për të gjithë.

Por ende ndodhen fëmijë dhe gra të cilat nuk kanë pranuar të kthehen, siç është rasti i Eva Dumanit.

Lexo Edhe:

Në lidhje më këtë çështje ka folur edhe gazetari Taulant Kopliku në emisionin “Open”, i cili theksoi e nuk duhen përmendur emrat e personave që ndodhen ende në kamp, pasi iu rrezikohet jeta.

Ai përmendi rastin e një gruaje shtatzënë, e cila kishte deklaruar se nuk i përket atij grupimi dhe donte të kthehej në shtëpi, por më pas ishte gjetur e e pajetë.

“Situata atje është shumë e vështirë. Njerëzit sidomos femrat janë të frikësuara. Ka shumë që duan të vijnë në atdhe, por nuk e shprehin dot pasi janë të rrezikuara. Një grua shtatzënë ka deklaruar se kam dëshirë të kthehem në vendlindje dhe nuk bëj pjesë në këtë grupim, dhe është gjetur e pajetë atje. Ata janë tepër tepër të përqedndruar në ideologji që për ne është e paimagjinueshme. Fëmijët e Al-Holit shihen si filizat e rinj që do i shërbejnë ISIS-it në të ardhmen. Ata fëmijë duhet të merren sa janë të vegjël sepse po vajti 14-15 vjeç është shumë e vështirë ta kthesh në jetë normale. Celulat e ISIS janë të përhapura kudo”, tha ai.