Donis Avdijaj shkëput kontratën me Trabzonsporin - Gazeta Express
string(48) "donis-avdijaj-shkeput-kontraten-me-trabzonsporin"

Donis Avdijaj shkëput kontratën me Trabzonsporin

Gazeta Express

17/01/2020 17:37

Donis Avdijaj vazhdon të mbetet ai i njëjti

Aventura në Turqi për Donis Avdijajn ka zgjatur shumë shkurt.

Lexo Edhe:

Ylli i Kosovës nuk ka pasur aventurë të mirë as te Trabzonspor.

‘beIN Sports TR’ njofton se Trabzonspor dhe Donis Avdijaj kanë shkëputur kontratën.

23 vjeçari ka regjistruar tetë paraqitje me Trabzonspor në Superligën e Turqisë, gjatë edicionit 2019/20, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Ai ka pasur edhe dy paraqitje në Kupën e Turqisë, ku nuk ka arritur të lë gjurmë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i Avdijajt.