Donacion kinez prej 2.000 maskave mbrojtëse - Gazeta Express
string(43) "donacion-kinez-prej-2-000-maskave-mbrojtese"

Donacion kinez prej 2.000 maskave mbrojtëse

Gazeta Express

04/06/2020 14:29

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski sot u takua me ambasadorin e Kinës në vend Zhang Suo, i cili në emër të Ambasadës dorëzoi ndihmë të re për parandalimin e Kovid-19, që përbëhet nga 2.000 maska ​​mbrojtëse me tre shtresa.

“Ne, si Qeveri dhe si shtet, bëjmë gjithçka për të mbrojtur shëndetin kolektiv. Jeta ka ndryshuar rrënjësisht, e gjithë bota po jeton në realitet të ri. Kërcënimi me të cilin ballafaqohemi, po tregon se sa të prekshëm jemi dhe sa varemi nga sjellja e njëri-tjetrit. Sidoqoftë, është mjaft e qartë se përgjigjja ndaj këtij kërcënimi është të qëndrojmë së bashku në betejën kundër këtij rreziku. Prandaj, falënderoj Republikën Popullore të Kinës për çdo gjest të mbështetjes që kemi marrë që nga fillimi i kësaj krize”, deklaroi Zhernovski.

Lexo Edhe:

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale në të dy vendet dhe në kontekst më të gjerë në lidhje me pandeminë dhe vlerësuan lartë bashkëpunimin e ndërsjellë aktual në këtë drejtim.

Republika Popullore e Kinës ka dorëzuar tashmë sasi të madhe të pajisjeve mbrojtëse dhe pajisje të tjera mjekësore kundër Kovid-19, ndërsa për të njëjtin qëllim, ndihmë e drejtpërdrejtë financiare për Ministrinë e Shëndetësisë është ndarë nga fondi i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.