Doli nga shtypi revista PEN Kosova 2 - Gazeta Express
string(36) "doli-nga-shtypi-revista-pen-kosova-2"

Arte

Gazeta Express

29/03/2021 14:18

Doli nga shtypi revista PEN Kosova 2

Arte

Gazeta Express

29/03/2021 14:18

Këto ditë doli nga shtypi numri 2 i revistës letrare i PEN Qendrës së Kosovës “Kosova PEN”

Në këtë numër, me shkrime autoriale e të përkthyera janë përfshirë autorë vendorë, kombëtarë e ndërkombëtarë.

Lexo Edhe:

Me shkrimet  në fushën e filozofisë me ese, studime, kritikë letrare dhe memoare, janë prezantuar Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Sali Bashota e Artan Krasniqi.

Në letërsi, në prozë janë pubilkuar tregime të Gëzim Aliut e Binak Kelmendit. 

Me poezi në këtë revistë mund të lexoni krijime të Entela Kasit, Milazim Krasniqit, Ibrahim Kadriut,Zuhdi Dervishit, Naime Beqirajt dhe Nerimane Kamberit.

Sali Bashota vjen me një tufë prozash poetike, ndërsa Milazim Krasniqi sjell kujtimet e tij nga takimet e shkrimtarëve të Kosovës me ata të Serbisë në vitet e tetëdhjeta kur ndodhi edhe thyerja intelektuale  ndërmjet dy vendeve.

Një panoramë të poezisë bashkëkohore amerikane në shqip e sjell Avi Spahu, Naim Kryezi publikon përkthime nga lirika zvicerane ndërsa Binak Kelmend një fragment nga romani “Dashnori” të Marguerite Duras. Në “Kosova PEN 2 janë botuar edhe poezi e krijime të tjera në gjuhën angleze, intervista dhe skica letrare të penave të njohura nga bota e krijimtarisë.