Doli me Atdheun, Geljani i kthehet keq Sarës - Gazeta Express
string(43) "doli-me-atdheun-geljani-i-kthehet-keq-sares"

Rozë

Gazeta Express

06/05/2021 8:44

Doli me Atdheun, Geljani i kthehet keq Sarës

Rozë

Gazeta Express

06/05/2021 8:44

Para tre ditësh, konkurrenti i “Për’puthen”, Geliani u deklarua vetëm për Sarën në emision, pasi kjo e fundit e kishte bërë këtë gjë që javën e kaluar.

Ai theksoi se nuk e shihte vetën me asnjë vajzë tjetër dhe se Sara ka qenë një ndër pëlqimet e tij.

Lexo Edhe:

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.

Kjo deklaratë u finalizua me një kërcim romantik, ndërkohë gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as ngacmimet e vazhdueshme mes Sarës dhe Atdheut.

Dyshja kanë pasur një lidhje shumë të fortë në fillim bashkë e madje shkëmbyen edhe puthje, por gjërat më vonë ndryshuan, teksa gjatë ditës së djeshme ata kanë habitur të gjithë me një foto të përbashkët.

Konkurrenti nga Kosova ka postuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi me Sarën, në të cilën të dy shihen pranë njëri-tjetri dhe Atdheu i ka hedhur krahun Sarës rreth belit.

“Shif para se mbrapa jam unë”, ka shkruar Atdheu përkrah fotos.

“Bashkë zihemi, larg njëri-tjetrit nuk rrimë dot”, i komentoi Sara më pas poshtë fotos.

Ndërsa pas gjithë këtyre gjërave, ka reaguar edhe Geliani, i cili ka postuar një fotografi në “Instagram” ku shihet një vajzë duke zgjedhur mes disa maskave.

“Cilën fytyrë përdore sot?”, ka shkruar ai.

E që ky nuk ishte reagimi i vetëm, pasi ai postoj edhe një fotografi tjetër duke e etiketuar Sarën, me një tekst që thuhej “Dil që këtej”.

Madje, Geliani ka hequr Sarën nga lista e ndjekësve të tij, ndërkohë që kjo e fundit nuk e ka bërë këtë gjë.