Doli i gjallë nga rrënojat, drejtori i Traumës: Pse humbi jetën në spital Saimir Gregu - Gazeta Express
string(96) "doli-i-gjalle-nga-rrenojat-drejtori-i-spitalit-te-traumes-pse-humbi-jeten-ne-spital-saimir-gregu"

Doli i gjallë nga rrënojat, drejtori i Traumës: Pse humbi jetën në spital Saimir Gregu

Gazeta Express

06/12/2019 12:07

Arben Zenelaj, Drejtor i spitalit të Traumës, ishte sot në studion “Abc-ja e Mëngjesit’ me Enkel Demin, ku diskutuan për situatën e tërmetit të 26 nëntorit.

Spitali i Traumës priti një numër të konsiderueshëm të pacientëve që mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit. Mes të tjerah Zenelaj u shpreh se brenda një ore stafi i spitalit u dyfishua.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, i pyetur nga Enkel Demi për rastin e Saimir Grekut i cili doli i gjallë nga rrënojat, por humbi jetën në spital, mjeku tha se kjo vjen nga dëmtimi i indeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Kjo është e ndryshme për faktin se i gjithë stafi ishin të përfshirë vetë në këtë ngjarje, ishte një tërmet që na preku të gjithëve. Gatishmëria ka qenë e plotë që në momentin e parë. Brenda një ore stafi i spitalit është dyfishuar.

Ajo që të bën përshtypje, përveç njerëzve që patën trauma të forta kishte një dyndje të madhe njerëzish që ishin të frikësuar dhe ju nuk kthyet asnjë mbrapsh. Ku e gjenit kohën?

E vërtetë është që ajo ju thoni ne jo vetëm që nuk kthyen askënd por ofruam një shërbim maksimal për të gjithë, u krijuan disa urgjenca brenda minutave të para të ngjarjes. Në atë moment u dyfishua numri i shtretërve në urgjencë . Mund t’ju them edhe një detaj që askush nuk e ka konstatuar atë ditë. Ne diferencuam edhe familjarët e pacientëve që ishin më rëndë nga ata që ishin më lehtë. Ata që ishin më rëndë ne i mbajtëm më afër dhe shumë merreshin me qetësimin e familjarëve. Une kam bërë dy dalje publike atë ditë.

Ne ekemi përjetuar shumë keq se e përjetuam me një gëzim të madh nxjerrjen nga rrënoja të Saimir Gregut dhe ai iku shpejt në spital, por humbi jetën. Pse vdes njeriu pasi ia del t’u mbijetojë rrënojave?

Kryesisht pacientët që qendrojnë për një periudhë të gjatë nën pesha të rënda, mund tii rezistojë transportit, por ndryshimin në qeliza janë të parikuperushme, reagojnë indet e buta, nuk mjaftojnë vetëm thyerje, muskujt ligamentet që shkaktojnë dëmtime të tilla që reagojnë te veshkat. Reagojnë duke prodhuar toksina që bllokojnë funksionin e veshkave.

Ju i ndani emergjencat në bazë të ngjyrave, kjo besoj ishte ngjyrë e kuqe, ju bëheni aktivë?

Padiskutim.

Ne raportonim nga sptali dhe kishte edhe informacione nga spitali, ju nuk e bllkuat?

Jo nuk shtë bërë ashjë veprim, sigurisht duhet të ishim të kujdesshëm në dhënien e infmacionit. Duhet të ishim të kujdeshshëm që ata që vinin të ishin të përcaktura nga vinin.

Patët humbje njerëzore?

Patëm dy humbje njerëzore, që në momentet e para i përcaktuam se ishim pothuaj të pamundur për t’ja dalë. Përcaktuam edhe pacientet që mund të transportoheshin dhe ata që nuk do ia dilnin.

Transportimet si bëhen në raste të tilla?

Situatat emergjente bëjnë edhe veprime emergjente. Vërtet që nuk kishin dokumente, por vinin më pas, e rëndësishme ishte shërbimi shëndetësor ndërmjet tyre.

A ju tha njeri falemenderit në fund të ditës?

Patjetër që na thanë, ka qenë kryemimistri, ministrja. Kemi edhe veprime që duhet t’i përmrësojme. Veç falenderimit ne kemi edhe anën tjetër që e shihim me një ndjenjë tjetër për të përmirësuar punën në të ardhmen.