Dokumentar për historinë e Diego Maradonës


Gazeta Express
24 Prill 2019 17:37

Plot 30 vite më parë, Napoli fitonte nën shenjën e tij Kupën e parë Europiane, e në valën e atij entuziazmi, Diego Armando Maradona mahniste tifozët edhe me nxemjen e veçantë, si ajo e finales me Bayern Munchen, nën tingujt e grupit “Opus”.

Futbollisti më i famshëm në historinë e jugorëve, tani është protagonist i një dokumentari, që do të hedhë dritë mbi jetën e tij plot ulje-ngritje.

“Diego Maradona” është dokumentari me regjisor Asif Kapadia, ndërsa është shpërndarë “online” edhe videoja e parë. Ky projekt, i cili do të prezantohet jashtë garës në Festivalin e Cannes (Kanës), është realizuar duke shfrytëzuar rreth 500 orë materiale të papublikuara nga arkivi personal i kampionit argjentinas.

Dokumentari do të tregojë historinë e Diego Armando Maradonës gjatë kohës kur luante për Napolin në vitet ’80.

Regjisori Asif Kapadia, që ka prodhuar më parë filma të vlerësuar sportiv, si ai për Ayrton Sennën, ka rrëmuar shumë në jetën e atij që konsiderohet gjerësisht si “më i miri në histori”.

Kur zbarkoi te Napoli, korrikun e vitit 1984, Maradona frymëzoi ekipin italian drejt titullit të parë pas 6 dekadash, e ndihmoi jugorët të rivalizojnë Juventusin dhe Milanin, madje duke fituar edhe kupa kontinentale.

Emri i tij konsiderohet një “perëndi” në qytetin e Napolit, edhe në ditët e sotme. /TCH/

DIEGO MARADONA – OFFICIAL INTERNATIONAL CLIP #1 – COMING SOON

COMING SOON. On 5th July 1984, Diego Maradona arrived in Naples for a world-record fee and for seven years all hell broke loose. The world’s most celebrated football genius and the most dysfunctional city in Europe were a perfect match for each other.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart