Dokumentar për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës - Gazeta Express
string(47) "dokumentar-per-biblioteken-kombetare-te-kosoves"

Arte

Gazeta Express

17/07/2025 15:09

Dokumentar për Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Arte

Gazeta Express

17/07/2025 15:09

Ekipi i emisionit kroat ‘Koordinacija’ të cilët njihen për dokumentaret e tyre mbi arkitekturën në hapësirat ballkanike, do ta realizojnë edhe një dokumentar për arkitekturën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Ekipi i njohur për prodhimin e dokumentarëve mbi arkitekturën në hapësirën ballkanike, vizitoi së fundmi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ata realizuan xhirime në ambientet e bibliotekës, si pjesë e një dokumentari që do të transmetohet në kanalin HRT2 të televizionit publik kroat, kushtuar arkitektit Andrija Mutnjakovic, ideator i kësaj ndërtese unike.

Në fokus të xhirimeve ishin elementet arkitektonike të ndërtesës, të cilat e bëjnë atë një nga simbolet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në rajon.

Pjesë e dokumentarit do të jetë edhe një intervistë me Drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, e cila foli për historikun, rolin dhe rëndësinë që ka kjo ndërtesë si qendër e dijes dhe kulturës në Kosovë.