Doktori kosovar: Ti që je ulur në kolltukun tënd komod, vazhdo e ofendoje stafin shëndetësor - Gazeta Express
string(89) "doktori-kosovar-ti-qe-je-ulur-ne-kolltukun-tend-komod-vazhdo-e-ofendoje-stafin-shenetesor"

Doktori kosovar: Ti që je ulur në kolltukun tënd komod, vazhdo e ofendoje stafin shëndetësor

Gazeta Express

11/08/2020 9:20

Liridon Bujupi, doktor në QKUK, përmes një statusi ka folur për sfidat profesionale gjatë kësaj kohe

“Këto 5 muaj ishin ndër muajt më sfidues në jetën profesionale: ngarkesa, lidhje, pamundësi për të pushuar e të injoruar nga deputetët tanë. Mirëpo falënderimet e pacientëve që vinin në gjendje të rënduar ishin pjesa më e bukur e kësaj kohe dhe pjesa për të cilën ndihemi të bekuar”, ka shkruar ai mes tjerash në statusin e tij, transmeton IndeksOnline.

Lexo Edhe:

“Ti qytetar i dashur që je ul në kolltukun tënd komod dhe je përball Facebook-ut duke sharë e ofenduar profesionistët shëndetësor tu kisha lut që të ndalesh, mos harro që me vdekjen e një familjari tënd vdes edhe një pjesë e shpirtit tonë”, ka shtuar tutje ai.

Kujtojmë faktin se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 172 raste të reja me Covid-19, derisa 114 të tjerë janë shëruar. /IndeksOnline/