Doktori i QKUK-së që e kishte mjekuar presidentin Thaçi rezulton pozitiv me COVID-19 - Gazeta Express
string(84) "doktori-i-qkuksee-qe-e-kishte-mjekuar-presidentin-thaci-rezulton-pozitiv-me-covid-19"

Doktori i QKUK-së që e kishte mjekuar presidentin Thaçi rezulton pozitiv me COVID-19

Gazeta Express

10/07/2020 15:19

Urologu Bashkim Gllareva ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Ai para disa muajsh e kishte trajtuar presidentin Hashim Thaçi, me një intervenim duke ia hequr gurët nga veshka, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gllareva ka thënë se me shëndet është relativisht mirë dhe nuk ka ndonjë shqetësim të madh.

Lexo Edhe:

“Lutem që askujt nuk ja kam transmetuar, gjithë ashtu shfrytëzoj rastin të ju lusë, percjellni simptomet, kjo vlen për kontaktet e ditëve të fundit me mua. Vazhdimisht kam qenë i mbrojtur dhe duke respektuar masat, megjithatë kujdes!”, ka shkruar Gllareva.

Ndryshe, Thaçi në fund të muajit prill ka kryer një intervenim në Klinikën e Urologjisë në QKUK, pasi u diagnostikua me gurë në veshka. Intervenimin e kryen ekipi i përbërë nga drejtori i Klinikës Dr. Sabit Mehmeti shef i ekipit, Dr. Bashkim Gllareva dhe Dr. Fahredin Veselaj. /Gazeta Express