Dogana mbledh 800 milionë euro për nëntë muaj


Gazeta Express
12 Shtator 2019 13:35

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave.

Në vitin jubilar të doganës (20 vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi mbi 800 milion euro në javën e dytë të shtatorit.

Krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në të njëjtën periudhë dogana kishte grumbulluar rreth 773 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim mbi 804 milion që paraqet rritje prej 31 milion euro më shumë apo 4% më shumë.

“Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera”, thuhet në komunikatën e Doganës drejtuar mediave.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart