Kosova ka ratifikuar në Kuvendin e saj marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, që përfshijnë edhe lëvizjen vetëm me letërnjoftime me Bosnje e Hercegovinën. Megjithatë një proces të tillë, siç edhe është pritur po e bllokon kreu i “Republika Srpska”, Millorad Dodik.
Ndaj tij ka reaguar ashpër raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon duke i bërë thirrje Dodikut që të mbajë fjalën e tij dhe ta ratifikojë marrëveshjen.
“Të bllokosh ratifikimin për ta parandaluar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm është e papranueshme”, ka shkruar Von Cramon.
“I bëj thirrje Milorad Dodikut që ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë! Bllokada të tilla po e pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar tutje Viola von Cramon.
Dje kreu i “Republika Srpskas”, Millorad Dodik ka zhvilluar një takim me presidentin e Serbisë, Aleksander vucic. Takimi i tyre ka ardhur menjëherë pas takimit të nivelit të lartë të ndodhur në Bruksel./GazetaExpress/
#BerlinProcess is there to make people move freely, work and trade in the #WesternBalkans.
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) March 1, 2023
Blocking of ratification & preventing #Kosovo citizens to travel freely is unacceptable.
I urge @MiloradDodik to keep his word and to ratify it! Such blockades are preventing ?? path. pic.twitter.com/QyQBho34ql