“Do publikojë materiale kompromentuese për socialistët”, flet Saimir Tahiri


load
Gazeta Express
20 Shtator 2019 21:06

Ish-ministri Saimir Tahiri ka folur mbrëmjen e së premtes në emisionin “Java në RTSH” ku ka komentuar edhe një herë përballjen e tij me drejtësinë.

Përmes një lidhje telefonike me panelin e analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, ish-ministri tha se do të jetë i qetë kur e gjithë historia do të përfundojë.

Ai u shpreh se do të luftojë me të gjitha mundësitë për të arritur tek e vërteta e tij.

I pyetur nëse nesër pritet të publikojë materiale kompromentuese për ish-kolegët e tij socialiste, ish-ministri i Punëve të Brendshme tha:

“Është fyese të mendohet se unë shantazhoj njerëz me materiale. Sikurse është fyere të mendosh se ish-kolegët e mi paskan diçka për t’i shantazhuar. Drejtësia ime nuk kalon nëpër skuta” – tha Saimir Tahiri.

Ai tha se qysh në krye të herës është përballur si qytetar me akuzat dhe se nuk kërkon mbështetjen e askujt nga kampi politik.

“Unë nuk kam asnjë koment për deklaratat e Edi Ramës apo socialistëve të tjerë. Çështjen e kam me drejtësinë” – tha Tahiri.

Te fundit


Kthehu lart