“Do paguaj dy shqiptarë 500 Euro që të të vrasin”, gjyshja kërcënon mbesën


Gazeta Express
16 Korrik 2019 20:55

“Me 500 euro marr dy shqiptarë të të vrasin”, kështu e ka kërcënuar një 82-vjeçare, në Rimini të Italisë, mbesën dhe të dashurin e saj.

82-vjeçarja e kishte dërguar mesazhin kërcënues me anë të një letre, të lënë në supermarketin ku e mbesa punonte.

Ajo akuzon mbesën dhe të dashurin e saj, se i kanë marrë dy apartamente që dikur ishin në pronësinë e saj, si dhe disa qindra euro.

Gjyshja më së tepërmi acarim e kishte me të dashurin e mbesës, të cilin e akuzonte si mashtrues.

Ajo pretendon se i riu ka përvetësuar pasurinë që ajo kishte, ndërsa në një rast e kishte spërkatur atë me lëndë djegëse, në tentativë për t’i vënë flakën. Rasti tashmë ka kaluar në gjykatë dhe po procedohet me të.

Te fundit


Kthehu lart