‘Do kryeja së paku 12 vrasje’, Kastro Zizo reagon pas deklaratës shokuese se ishte me kancer


Gazeta Express
23 Korrik 2019 16:44

Para 2 ditëve në medie qarkulloi lajmi se Kastro Zizo ishte diagnostikuarme kancer, deklaratë kjo e bërë nga vetë Kastro, përmes një fotoje ku shfaqej me një mace dhe krahas saj shkruante se “jemi  të dy me kancer”.

Statusi i tij habiti ndjekësit, të cilët nuk e pritën mirë lajmin. Por, pas zhurmës së madhe që krijoi në rrjet deklarata e tij, Kastro ka reaguar sot përmes një fotoje në Instastory, ku sqaron edhe këtë deklaratë aspak të zakontë.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtetë me kancer, një emër që duhet respektuar para se të më bësh shok me të. E gjitha ishte një lojë FËNDE ndaj rracës së keqe që po rritet. Nëse vërtetë do kisha KANCER dhe do më thonin që I kam dhe 6 muaj jetë.. hahaha, besomëni që do ishin së paku nja 12 vrasje të pashpjeguara dhe nja 30 të vërtetuara, Kshu që jam shëndoshë e mirë miq. LOBE U”, shkruan Kastro në postimin e tij.

Te fundit


Kthehu lart