Do kalonte steka cigaresh kontrabandë në Kakavijë duke i fshehur në tualitetin e autobusit, arrestohet 40-vjeçari - Gazeta Express
string(112) "do-kalonte-steka-cigaresh-kontrabande-ne-kakavije-duke-i-fshehur-ne-tualitetin-e-autobusit-arrestohet-40-vjecari"

Do kalonte steka cigaresh kontrabandë në Kakavijë duke i fshehur në tualitetin e autobusit, arrestohet 40-vjeçari

Gazeta Express

16/12/2019 9:18

Policia Kufitare ka goditur sot një rast të trafikimit të mallrave. Sipas informacioneve mësohet se në pranga ka rënë shtetasi B.L. 40-vjeç, të cilit i janë gjetur 63 steka cigaresh dhe dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

40-vjeçari që ishte shofer në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, kishte fshehur në tualetin e mjetit mallrat që tentoi t’i kalonte kontrabandë.

Lexo Edhe:

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare godet një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë. Fsheh mallrat në mjet me qëllim mospagimin e detyrimeve doganore, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit. Në kuadër të masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një autobus i linjës Athinë-Vlorë, në të cilin kishte dhe mallra të fshehura me qëllim mospagimin e detyrimit doganor, do të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet doganore kryen një kontroll në këtë mjet.

Gjatë kryerjes së kontrollit, në pjesën e brendshme të autobusit, në një vend të përshtatur në pjesën e kondicionerit dhe në pjesën e tualetit u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63 steka cigaresh, si dhe në bagazhin e mjetit u gjetën dy valixhe me konfeksione, të cilat do të futeshin kontrabandë në vendin tonë.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 40 vjeç, banues në Fier, drejtuesi i autobusit. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.