“Do dalin provat për Edi Ramën e Mallakastrës” PD paralajmëron kryebashkiakun Qerimaj - Gazeta Express
string(83) "do-dalin-provat-per-edi-ramen-e-mallakastres-pd-paralajmeron-kryebashkiakun-qerimaj"

“Do dalin provat për Edi Ramën e Mallakastrës” PD paralajmëron kryebashkiakun Qerimaj

Gazeta Express

08/01/2020 12:49

PD ka reaguar sërish në lidhje me denoncimin e kryer prej saj në adresë të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili tha se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar në Greqi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka bërë një dalje publike duke paralajmëruar Ismailan se shumë shpejt selia blu do i bëjë të ditur opinionit publik prova sesi “Edi Rama i Mallakastrës” mashtron mbi të shkuarën e tij. Madje Bardhi e ka paralajmëruar drejtpërdrejt Ismailajn, duke i thënë se çfarë i kujton data 25 shkurt e vitit 2000.

Lexo Edhe:

Bardhi: Shumë shpejt do provojmë edhe zyrtarisht se Edi Rama i Mallakastrës ka të shkuar kriminale dhe në bazë të ligjit të dekriminalizimit nuk duhet të ushtrojë asnjë detyrë publike. Kjo nuk është detyra jonë, por në rradhë të parë e atij njeriu i kandidon këta njerëz dhe më tutje organit të akuzës, prokurorisë së përgjithshme.

Cfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt e vitit 2000? Sot koha nuk është për mashtrime, por për veprime nga ana e prokurorisë.