Do bënin vrasje, Gjykata vendos për 2 të rinjtë e arrestuar në Elbasan
Shqiperi
Gazeta Express
01/06/2023 17:14
Brikin Rusta, Emanuel Rrapushi të cilët u kapen për tentativë vrasje si edhe Bojken Bahiti që iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak janë lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.
Më datë 26.05.2023 Policia Elbasan njoftoj finalizimin e operacionit të koduar Plani ku një grup të rinjsh do ekzekutonin një person tjetër. Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Brikin Rusta, Boiken Bahiti, Emanuel Rrapushi si dhe u shpall në kërkim shtetasi Klaudjo Sulmina. Këto shtetas dyshohet se do të ekzekutonin Mariglen Hidën.