Djokovic n’finale të Wimbledonit, pret fituesin e duelit Federer vs Nadal


Gazeta Express
12 Korrik 2019 17:13

Djokovic është kualifikuar në finale të Wimbledonit, ku do të kërkojë të mbrojë titullin e fituar në vitin 2018 dhe të pestin në karrierë.

Novak Djokovic është treguar i fortë për Roberto Bautista Agut në gjysmëfinale të Wimbledon, duke triumfuar 3-1.

Djokovic preku finalen e dytë me radhë pas triumfit 6:2, 4:6, 6:2 dhe 6:3.

Në finale, Djokovic do të presë fituesin e duelit, Roger Federer vs Raphael Nadal.

Nola do të kërkojë të mbrojë titullin në finale të Wimbledon dhe ta fitojë atë për herë të pestë në karrierë, pasi ka triumfuar më 2011, 2014, 2015 dhe së fundmi 2018. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart