Djegia e Muzeut të Muzikës, deputeti i VV-së nga Gjakova kërkon hetim - Gazeta Express
string(68) "djegia-e-muzeut-te-muzikes-deputeti-i-vv-se-nga-gjakova-kerkon-hetim"

Lajme

Gazeta Express

30/08/2023 21:28

Djegia e Muzeut të Muzikës, deputeti i VV-së nga Gjakova kërkon hetim

Lajme

Gazeta Express

30/08/2023 21:28

Agon Batusha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pasi Muzeu i Muzikës “Tebhane”, mori flakë, të mërkurën.

Ai ka kërkuar që shkaqet e zjarrit të hetohen.

Lexo Edhe:

”Muzeu i Muzikës ‘Tabhane’ sot morri flakë. Kjo shtëpi e kulturës është një pjesë e identitetit tonë dhe e pasurisë së qytetit të Gjakovës.  Teksa po shohim flakët që kanë kapluar gjithë Muzeun, trishtimi mbulon zemrat e të gjithë neve.

”Ju bëjmë thirrje institucioneve që të angazhohen sa më shpejt në hetimin e shkaqeve të zjarrit në Muze. Dhe nëse flaka ka pasur ndonjë ndikim të qenësishëm nga faktori njeri, kërkojmë që kjo çështje të trajtohet sa më shpejt prej organeve të drejtësisë”, ka thënë ai. /Gazeta Express