Dje u bë hit me fotografitë nga deti, sot Naser Osmani e bën një reagim simpatik për lajmet rreth tij


Gazeta Express
27 Qershor 2019 13:26

Gjatë ditës së djeshme deputeti Naser Osmani ka marrë vëmendjen me një fotografi të postuar nga deti, që i shfaqte trupin e formësuar poshtë bluzës.

Me këtë rast, është vërejtur se ai jo rrallëherë poston fotografi nga frekuentimet e shpeshta në bregdet dhe shumicën e kohës vetëm në rroba të larjes.

E pas një kohe të gjatë, në Instagramin e tij shihet një fotografi ku deputeti nga radhët e LDK-së shfaqet i veshur në këmishë e kravatë, në një ‘slefie’ në zyre.

Ai kësaj fotoje i ka shtuar një reagim simpatik.

“Disa mendojn…vetem që je person publik edhe në deti duhet të shkohet me kravat..”, ka shkruar Osmani në foton ku shfaqet në një pozë si një fotomodel./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart