Dje dy zyrtarë u konfrontuan për një zyrë, sot asnjëri në punë - Gazeta Express
string(61) "dje-dy-zyrtare-u-konfrontuan-per-nje-zyre-sot-asnjeri-ne-pune"

Dje dy zyrtarë u konfrontuan për një zyrë, sot asnjëri në punë

Lajme

Gazeta Express

04/03/2021 23:19

Pozita  e Sekretarit të Përgjithshëm në MI-së, mollë sherri ndërmjet Agim Veliut e Arban Abrashit.

Puna në ministrinë e Infrastrukturës po vazhdon normalisht.

Lexo Edhe:

Të enjtën, nuk kishte as policë, të cilët u panë një ditë më herët në këtë institucion.

Ata u ftuan për ta evituar një përplasje të mundëshme mes Izedin Bytyqit dhe Zymer Abdullahu njëri i shkarkuar nga pozita e sekretarit, tjetri i emëruar në këtë pozitë.

Për shkak te kësaj paqartësie, të mërkurën të dytë shkuan në të njetën zyrë.

T7 ishte të enjtën në Mininistri për të kuptuar se cili prej dy sekretarëve ka shkuar në zyrë, por  asnjëri prej tyre nuk është paraqitur.

E për të marrë një përgjigjëje se cfarë ka ndodhur aty T7 telefonoi të gjithë akterët.

Po të dy ministrat e LDK-së, Arban Abrashin dhe Agim Veliun, dhe dy sekretarët e MI  nuk u përgjigjën në thirrjet e televizionit.

Megjithatë Visar Rushiti nga Demokracia Plus, thotë se veprimet e të dy ministrave janë anti-ligjore.

Ai thotë se edhe vendimi për shkarkimin apo emërimin e një sekretari nuk e  merrë ministri , por qeveria.

Madje Rushiti thotë se sekretarët nuk mund të shkarkohen edhe nëse ndrrohet qeveria  nëse nuk ka ndojë arsyeje konkrete.

Kurse T7 dërgoi pyetje edhe në Policinë e Kosovës për të marrë informata, për incidentin e një ditë me parë, por ata nuk kthyen përgjigjeje.