Djali nga Fushë Kosova e rreh nënën, e bën për spital - Gazeta Express
string(53) "djali-nga-fushe-kosova-e-rreh-nenen-e-ben-per-spitall"

Djali nga Fushë Kosova e rreh nënën, e bën për spital

Gazeta Express

24/02/2020 11:32

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njejti e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, raporton Gazeta Express.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

Lexo Edhe:

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë./Express/