Djali i Ukshin Hotit: Ndoshta babi është gjallë, më mban gjallë kjo shpresë


Gazeta Express
16 Maj 2019 17:48

Në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hotit, ka folur djali i tij tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti. Në një bisedë tejet emocionuse Andini tha se ka shpresa që babai i tij mund të jetë i gjallë.

“Ndoshta dikund është gjallë, me mban kjo shpresë”, tha Andin Hoti në Frontal të T7, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu ai shpresoi se shumë shpejt do të themelohet një Tribunal që do t’i gjykojë krimet e serbëve në Kosovë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës sot është folur shumë për Ukshin Hotin dhe të pagjeturit e tjerë.

Fjalë të mëdha janë thënë për Ukshin Hotin nga secili lider i shtetit.

Te fundit


Kthehu lart