Djali i Marcelos shënon gol spektakolar, iu ndihmon të rinjve të Real Madridit ta fitojnë titullin


Gazeta Express
17 Qershor 2019 11:21

Të rinjtë e Real Madridit U10 e kanë fituar titullin e kampionit në kategorinë e tyre, duke e mundur 2:0 Atletico Madridin U10 në finale, me djalin e Marcelos, Enzon, që ka shkëlqyer.

Ky ishte titulli i tretë radhazi për të bardhët, të cilët e dominuan këtë turne, shkruan Gazeta Express.

Enzo, djali i mbrojtësit të majtë Marcelos, që para një viti i mahniti lojtarët e Real Madridit në zhveshtore me aftësitë e tij, ka shkëlqyer në këtë turne.

Ai e ka realizuar njërin prej golave më të bukur në këtë turne, po ashtu.

10-vjeçari mban numrin 12 në fanellë, tamam si babai i vet. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart