Djali i Maradonës i kërkon Barcelonës ta tërheqë fanellën me numrin 10 - Gazeta Express
string(70) "djali-i-maradones-i-kerkon-barcelones-ta-terheqe-fanellen-me-numrin-10"

Djali i Maradonës i kërkon Barcelonës ta tërheqë fanellën me numrin 10

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 13:53

Djali i Diego Maradonës, Diego Armando Maradona Sinagra, i ka bërë thirrje Barcelonës ta tërheqë përgjithmonë fanellën me numrin 10 për nder të babait të vet të ndjerë, pavarësisht se Lionel Messi e bartë atë tash e një dekadë e gjysmë.

Sinagra u lind në Napoli në vitin 1986 nga Cristina Sinagra, me të cilën Maradona ishte në lidhje gjatë kohës së tij në Napoli, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por Maradona e njohu atë si djalin e vet vetëm pas vitit 2016 dhe e krijoi një marrëdhënie të ngushtë me të.

Pas vdekjes së Maradonës javën e kaluar nga sulmi në zemër, pati thirrje që fanella me numrin 10, i cili është synonim i fituesit të Kupës së Botës 1986, të tërhiqej nga futbolli plotësisht.

Maradona junior është i pajtimit që fanella me numrin 10 të tërhiqet vetëm nga ekipet në të cilat kishte luajtur Maradona, përfshirë Barcelonën.

I pyetur nëse numri 10 duhet të pensionohet, ai tha: “Në ekipet që ka luajtur ai, mendoj se po, përfshirë në Barcelonë. Nuk kam dyshim. Por e gjithë kjo është dytësore. Unë jam i përqendruar vetëm ta tejkaloj këtë betejë të vështirë. Shpresoj se do të ndodhë shpejt. Në fakt nuk e di se çfarë dua që të ndodhë”.

Messi e nderoi Maradonën pas golit që e shënoi për Barcelonën në fitoren e thellë kundër Osasunës, duke e zbuluar një fanellë me numrin 10 të Newell’s nga koha e ikonës argjentinase.

“Jam prekur shumë nga gjesti i Messit. Kanë qenë ditë shumë emocioanle këto të fundit. Gjesti i Leos ishte i veçantë, shumë i mirë. Më bëri të qaj”, tha ai. /Gazeta Express/